Edhe 100 dite nga starti i Kupës së Botës!

Zyrtarisht kanë mbetur edhe 100 ditë deri në fillimin e kompeticionit më të rëndësishëm në futboll, Kupa e Botës!

Kampionati Botëror i vitit 2018 do të mbahet në Rusi, dhe fillon gjatë muajit qershor, saktësisht më 14 qershor – me ndeshjen e parë Rusi – Arabia Saudite, që zhvillohet në stadiumin “Luzhniki”.

Ndeshjet e para vazhdojnë të luhen më datat 15, 16, 17, 18 dhe 19 qershor, me takimet:

15 qershor: Egjipti – Uruguai, nga ora 17:00, stadiumi “Ekaterinburg Arena”.

Maroko – Irani, nga ora 18:00, stadiumi “Saint Petersburg”

Portugali – Spanjë, nga ora 21:00, stadiumi “Fisht”.

16 qershor: Francë – Australia, ora 13:00, stadiumin “Kazan”.

Argjentina – Islanda, nga ora 16:00, stadiumi “Spartak”.

Peru – Danimarka, nga ora 19:00, stadiumi “Mordovia”

Kroacia – Nigeria, nga ora 21:00, stadiumi “Kaliningard”

17 qershor (e dielë): Kosta Rika – Serbia, nga ora 16:00, stadiumi “Samara”.

Gjermania – Meksika, nga ora 18:00, stadiumi “Luzhniki”.

Brazil – Zvicra, nga ora 21:00, stadiumi “Rostov”.

18 qershor (e hënë): Suedia – Republika e Koresë, nga ora 15:00, stadiumi “Nizhny Novgorod”.

Belgjika – Panama, nga ora 18:00, stadiumi “Fisht”.

Tunisia – Anglia, nga ora 21:00, stadiumi “Volgograd”.

19 qershori (e martë): Kolumbia – Japonia, nga ora 15:00, stadiumi “Mordovia”.

Polonia – Senegal, nga ora 18:00, stadiumi “Spartak”.

Ndeshjet e lartpërmendura do të jenë të parat që zhvillohen në fillim të kampionatit. Ndërsa, finalja e madhe zhvillohet më 15 korrik në stadiumin “Luzhniki”./IndeksOnline/

Grupi A: Rusia, Uruguai, Egjipti dhe Arabia Saudite

Grupi B: Portugalia, Spanja, Irani dhe Maroko

Grupi C: Franca, Peruja, Danimarka, Australia

Grupi D: Argjentina, Kroacia, Islanda dhe Nigeria

Grupi E: Brazili, Zvicra, Kosta Rika dhe Serbia

Grup F: Gjermania, Meksika, Suedia dhe Republika e Koresë

Grupi G: Belgjika, Anglia, Tunisia dhe Panama

Grupi H: Polonia, Kolumbia, Senegali dhe Japonia