Ekspozita e Adem Dermaku në Galerinë Nacionale në Shkup, vazhdon përkahja e madhe për artin shqiptar

Ekspozita me grafika dhe vizatime “KUJTIMET E MIA, A JANË EDHE TË TUAT…?!” nga Adem Dermaku, një artist i njohur kosovar nga Zvicra, do të hapet në Galerinë Kombëtare “Çifte Hamam” Shkup, më 08 gusht 2019 (e enjte) në ora 19:00.
Galeria Kombëtare e Maqedonisë së veriut vazhdon me përkrahje të madhe ndaj artistëve shqipëtarë gjithandej, Drejtoresha Dita Starova Qerimi u shpreh se dyert e këtij institucioni janë gjithmonë të hapura për projekte kombëtare.
Adem Dërmaku lindi në 31 korrik 1978 në Kamenicë të Kosovës.
Jeton dhe punon në studion e njohur të litografisë J.E Wolfensberger në Zvicër.

Dërmaku u thellua herët në teknikat e shtypit të grafikës. Njohuritë e tij të gjëra për shumë teknika tradicionale i kombinon me shumë shkathtësi në veprat e tij. Ndërtimi i urave përmes përdorimit të mjeteve nostalgjike të përdorura nga artistët për tema bashkëkohore, kulmon në imazhe të reja, befasuese. Veprat e tij pasqyrojnë nevojën themelore të artistit për të mos shtypur vitet e tij të errëta. Përdorimi i mediave dhe teknikave të vjetra dhe të reja për të arritur poetikisht dhe me shkathtësi këtë qëllim është e pazakontë për një artist bashkëkohor, por artisti Adem Drmaku menaxhon këtë akt të ekuilibruar – falë përvojës së tij.