Ekspozitë me veshjet dhe gjësendet personale të të vr.arëve në lu.ftën e Kosovës! (FOTO)

Lodrat rroba librat shkollor vizatimet e gjësendet e tjera që kishin lënë pas fëmijët e vr.arë e të zhd.ukur gjatë lu.ftës së fundit në Kosovë u prezantuan mbrëmë në ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë” .

Ekspozita e cila u hap dje në Bibliotekën e Qytetit “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë iu dedikua 1024 fëmijëve të vr.arë e 109 fëmijëve të tjerë të zhd.ukur gjatë lu.ftës së fundit në Kosovë. Kjo ekspozitë nuk u hap vetëm për ti kujtuar e nderuar vi.ktimat por edhe për të kërkuar të vërtetën për vr.asjen e tyre.

Në hyrje të ekspozitës ishin të shkruar të gjithë emrat e të vr.arëve duke vazhduar me fotografitë e tyre e gjësendet e tjera ku secila prej tyre mbante shënimet se kujt i përkisnin ato. Në këtë ekspozitë ishin të pranishëm shumë mysafirë e familjarë të të vr.arëve të cilët gjatë gjithë kohës ishin të emo.cionuar dhe me l.ot kujtonin fëmijët e tyre.

Drejtoi i Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë Bekim Blakaj tha që ky Fond ka më shumë se që një vit që mendon që të ndërtoj një memorial për kujtimin e fëmijëve të vr.arë e po ashtu ai shtoi që në këtë ekspozitë është shfrytëzuar një pjesë nga hulumtimi 20 vjeçar i Fondit për të Drejtën Humanitare.

“Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka më shumë se një vit që planifikon që në 20-të vjetorin e lu.ftës në Kosovë të ndërtojmë një memorial për fëmijët të cilët janë vr.arë apo zhd.ukur si pasoj e lu.ftës. Për përgatitjen e kësaj ekspozite është shfrytëzuar një pjesë e hulumtimit 20 vjeçar të Fondit për të drejt humanitare” tha Blakaj.