Elita e lë gojëhapur edhe Gjikon me imazhin e fundit

Është padyshim ndër prezantueset më të pëlqyera nga publiku.

Fama e Elita Rudit vetëm sa vjen dhe rritet, fillimisht si e dashura e reperit Gjiko, kurse tani edhe si një moderatore mjaft e zonja, shkruan kosovarja.

Ajo në Instagram numëron mbi gjysmë milion ndjekës, duke treguar se ajo me të vërtetë pëlqehet dhe ka vëmendje të madhe.

Sot Elita vjen shumë më ndryshe në imazhin e fundit, teksa paraqitet si një vajzë tipike tajlandeze.

E ulur këmbëkryq dhe duke medituar, Elita shfaqet e mbizotëruar nga ngjyra e portokalltë. Siç duket, Elita e ka gjetur mënyrën e duhur se si ta qetësojë veten.