Enca Haxhia thotë se fotografitë e saj nuk kanë kuptim po nuk u shfaq e zbërthyer

Këngëtarja Enca Haxhia, di gjithnjë se si ti bëjë për vete fansat e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku është shfaqur mjaft atraktive në veshje sportive.

E veshur në tuta të bardha dhe me dekolte të hapur, këngëtarja bukuroshe është dukur edhe tërheqëse por edhe seksi.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave kanë qenë të shumta, por njëri prej tyre i ka bërë më shumë përshtypje 23-vjeçares.

Një fans i ka shkruar asaj të mbërthehet pak te pjesa e dekoltesë, ndërsa në replikën e saj, Enca i shkruan se imazhi nuk ka kuptim fotografia më pastaj.

Enca shquhet për postimet e saj provokuese në rrjetet sociale, teksa paraqitje të tilla ka edhe në klipe.