EPC: E rëndësishme arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Qendra për Politikë Evropiane në Bruksel (EPC) ka deklaruar se e rëndësishme në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, është ndërmjetësi, por arritja e një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Analistja e EPC Korina Stratulat deklaroi për Tanjug se është më pak e rëndësishme se kush do të ketë sukses në sjelljen e të dy palëve deri te zgjidhja për aq kohë sa të kemi një zgjidhje, transmeton Vizon Plus. E ngarkuar për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin, Stratulat vlerëson se BE aktualisht nuk ka zgjidhje në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë.

“Ka një dëshirë dhe interes të BE-së për t’i sjellë të dyja palët në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Në të njëjtën kohë, niveli i përvojës, ekspertizës dhe kreativitetit të BE-së është në sprovë. Dialogu është parë si një mënyrë për të zgjidhur problemin, por ai gjithashtu tregoi kufijtë e tij.”

Gjithashtu ajo është shprehur se në këtë pozicion me faktin se edhe pse gjatë viteve të bisedimeve në Bruksel ka pasur njëfarë progresi dhe marrëveshje, ajo që ende mungon është zbatimi i një marrëveshjeje të dakorduar, si dhe një përkufizim i përbashkët i qëllimit.

“Unë mendoj se BE dëshiron të ndërhynte në bisedime që do të çonin në një marrëveshje midis të dy palëve mbi atë se cila do të ishte marrëdhënia e tyre e ardhshme. Nuk jemi ende këtu. Aktualisht kemi përkufizime të ndryshme të qëllimit, që është diçka që Beogradi dhe Prishtina duhet ta përcaktojnë,” tha Stratulat. Ajo thekson se të dyja palët në dialog më tepër po shënojnë largim nga njëra-tjetra se sa përafrim dhe nga ana tjetër “nuk dihet se çfarë po ndodh prapa perdeve”. “Mund të ndodhë që nesër të kuptojmë se palët kanë rënë dakord, dhe mund të ndodh që ne do të presim me vite të tjera. Personalisht, mendoj se është e komplikuar që politikanët në të dyja anët të bëjnë përparim drejt një marrëveshjeje”.