Era e thotë publikisht: “E dua më së shumti në botë”

Është ndër këngëtaret e cila shumë shpejt arriti të futet edhe në top listat botërore duke na bërë krenarë si shumë emra të mëdhenj të cilët filluan karrierën jashtë Kosovës.

Ajo sot u lirua nga spitali pas një ndërhyrjeje dhe përmes rrjeteve sociale ishte shprehur se ndjehet shumë e freskët dhe më e motivuar, shkruan Kosovarja.

Gjatë lirimit, ishte në shoqërinë e personit më të dashur për të, nënës së saj e cila po ashtu është një fytyrë e njohur dhe e komentuar në mediet rozë.

E për të ajo shprehu dashurinë më të madhe duke thënë se është personi që e do më së shumti në botë.

Për këtë flet edhe vet imazhi të cilin ajo ka ndarë me numrin e madh të ndjekësve të saj./Kosovarja/