ERDOGAN KËRCËNON HARADINAJN: DO TË JAPËSH LLOGARI PËR KËTË!

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan në një tubim sot në Stamboll ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për hapat që ka marr pas arrestimit të gjashtë shtetase turq të arrestuar dhe të deportuar në Turqi të enjten.

“Agjencia Turke e Inteligjencës, me një operacion në Kosovë i kapi dhe i solli 6 nga këta përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan. Por, kam një pikëllim. Kryeministri i Kosovës i largoi nga detyra personin në krye të inteligjencës dhe ministrin e Brendshëm. Unë tani pyes kryeministrin e Kosovës: Me udhëzim të kujt more një hap të tillë? Prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë?”, ka thënë Erdogan transmeton Anadoly Agency.

Ai më tej pati një pyetje për  Haradinajn.  “Si mund t’i ushqesh këta njerëz që kanë bërë një tentativë për grusht shteti ndaj Turqisë e cila mirëpret Kosovën si një vëlla. Do të japësh llogari edhe t’i për këtë. Vëllezërit e mi kosovarë nuk i japin kredibilitet një kryeministri si ti. Vëllezërit e mi kosovarë, kosovarët që i njoh dhe i di, do të kërkojnë llogari prej teje për këtë. Unë e di edhe këtë”, citon AA presidentin turk.

Gjatë fjalimit të tij Erdogan ka përgëzuar Agjencinë  Turke të Inteligjencës (MIT) që sipas tij ka arrestuar pjesëtarët  e organizatës që ai e konsideron terroriste.

Personat e arrestuar të enjten në Kosovë Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina. Ata janë dërguar në  Turqi me një aeroplan të posaçëm nga ana e MIT.

Pas këtij rasti kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkoi lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia të Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Loading...