Erë deri më 100 km / h në Ohër. Liqeni “futet” nëpër kafene (FOTO)

Erë e fortë jugore, e cila ka arritur një shpejtësi prej rreth 100 kilometrash në orë, ka shkaktuar probleme në Ohër, raporton portal Ohrid News.

Ky portal njofton se nga fuqia e erës janë shkulur dhe drunj të cilët kanë bllokuar trafikun në këtëqytet.

Ndërkaq në rrjetet sociale, po qarkullojnë video ku shihet që uji ka filluar të futet edhe nëpër kafiteritë që gjenden afër bregut të liqenit.

Ndërsa lartësia e ujit, siç kanë njoftuar autoritetet kompetente dje, është mbi nivelin e lejuar.

Loading...