Erë e fortë në Ohër: Valë deri në dy metra në Liqenin e Ohrit

Erë e fuqishme sot ka kapluar qytetin e Ohrit , me çka ka shkaktuar valë me lartësi deri në dy metra, njofton Medial.mk.

Niveli i Liqenit është i lartë. Sipas informatave nga Enti për punë Hidrometeorologjike, prej mbrëmë niveli i ujit në liqen është tre metra mbi të lejuarën.

Sipas komenteve në rrjetin social të Facebook-ut, niveli i lartë ka lënë pasoja duke vërshuar objektet që janë të vendosura në breg./Medial.mk/

Loading...