Eskalon kosovari i kthyer nga ISIS në Kosovë: Po të mundesha, do të kthehesha përsëri në Siri

Eskalon kosovari i kthyer nga ISIS në Kosovë: Po të mundesha, do të kthehesha përsëri në Siri

Gazeta Express
14 Gusht 2019 8:36

Fitim Lladrovci i kthyer nga ISIS në Kosovë, ka folur për The Economist, ku ka treguar rreth rrugëtimit të tij në Siri. Ai thotë se po të mundej, do të kthehej sërish atje

Rrugëtimi që e shty Fitim Lladrovci të bëhet pjesë e luftës nisi në tetor të 2013’ës, kur ai ishte 23 vjeç. Ai i mori kursimet e tij prej 350 dollarësh, u përshendet me gruan e tij dhe la Obiliqin, shkruan ‘1843’, revistë që publikohet në The Economist.

Në Prishtinë ai u nis me fluturimin për në Stamboll dhe nga aty u nis në një tjetër fluturim, për në Hatay, provincë në juglindje të Turqisë. Në aeroplan ka takuar një arab të veshur me të zeza, i cili e ka vozitur deri në një shtëpi një katëshe e me shtretër një mbi një. Aty ai u befasua kur takoi gjashtë shqiptarë të tjerë.

Lladrovci ka treguar se dy nga ta ishin burra, dy ishin gra, burrat e të cilëvë kishin kaluar kufirin me Sirinë muaj më parë. Dy ishin fëmijë; një djal dy vjec dhe një vajzë gjashtë muajshe, që qante vazhdimisht.

“Vendi dukej i bukur por unë dridhesha gjatë gjithë kohës. Cfarë më frikësonte më së shumti ishte të bija në duar të Bashar al-Assadit”, ka thënë Lladrovci.

Ai udhëtoi qindra kilometra ta luftonte presidentin sirian, Bashar al- Assad. Ndjesia e tij për drejtësi ka filluar në moshën e tij të re, kur shqiptarët u cuan kundër Serbisë dhe me ndihmen e Amerikës, krijuan shtetin, shkruan 1843.

“Arabët na rendisnin si sardele”, ka rrëfyer ai.

Lladrovci u dërgua në Aleppo për trajnime bashkë me burrat e tjerë. Atje tregon të ketë qëndruar në një vend të papaster e ka ngrënë ushqim të njëjtë tri herë në ditë.

Luftëtari i ISIS’it e çoi një vit në fushëbeteja, pastaj u kthye në Kosovë ku u arrestua për gjuhë të urrejtjes por jo që ishte pjesëtar i ISIS’it. Pas tri vitesh ai u kthye në Obiliq.

I vetmi pendim i Lladrovci është pse la Sirinë.

“Do të kthehesha nesër atje, po të kisha mundësinë”, thotë kosovari.

Gazetari e ka takuar katër herë Lladrovcin dhe ka biseduar mbi 10 orë me të, për të cilin thotë se i ndryshonte gjendja.

“Njëherë më tha se e ndjente nevojën që të më priste në qafë, e pastaj tregohej i kujdesshëm aq sa të më pyeste për gjendjen e nënës sime që ishte e sëmurë”, përshkruan gazetari Alexander Clapp.

Lladrovci dhe familja e tij kishin përjetuar tmerrin gjatë luftës në Kosovë. Serbët e kishin torturuar vëllain e tij, duke e bërë të paaftë për të ecur, ndërsa ata kishin ikur nga Drenica në Obiliq gjatë natës.

“Akoma e kam ndjesinë e lumit të ftohtë kur e kaluam derisa po iknim në luftë”, i kishte thenë Lladrovci gazetarit.

Si u njoftua Lladrovci me islamin radikal?

Në vitin 2000 organizatat vahabiste kishin arritur në Kosovë. Komuna e Skenderajt ishin një nga qendrat ku ato operonin. Vajza me emrin Mihane Baleci ishte aktivizuar në to. Në vitin 2010 kusheriri i saj e takoi me Lladrovcin, ata u martuan pas tre muajve. Në atë kohë djali nga Obiliqi nuk dinte pothuajse asgjë për religjionin, por gruaja e tij po i tregonte klerikë fetarë në YouTube.

Më vonë ai kishte filluar komunikimin online me radikalë të tjerë të cilët i quante ‘vëllëzërve’.

Pas një kohe ai filloi të takohej në Prishtinë me një grup të burrave me të cilët ndante pikëpamjet për religjionin. Në 2013’ën ai i tha gruas se po shkonte në Siri për një jetë më të mirë për të dytë.