“Euro2020”, Kosova me ndeshje të ndaluara

Duke u bazuar në vendimet e UEFA-së, me qëllim të shmangies së përballjeve të ekipeve kombëtare që kanë probleme gjeopolitike kjo mund të ndikojë direkt në shortin për Euro 2020 ashtu që ia mund të jetë gjysmë i dirigjuar.

Në bazë të atij vendimi të UEFA-së, ndeshje të ndaluara janë – Kosova & Serbia dhe Kosova & Bosnja e Hercegovina. Pastaj të ndaluara janë ndeshjet Armenia & Azerbajxhani, Gjibraltari – Spanja si dhe Rusia & Ukraina.

Me dëshirë që të gjitha 12 vendet organizatore të ketë gjasa të barabarta për tu kualifikuar në Euro 2020, maksimalisht dy kombëtare të tilla mund të jenë në një grup. Rikujtojmë se nikoqir janë – Anglia, Azerbajxhani, Gjermania, Danimarka, Hungaria, Italia, Holanda, Irlanda, Rumunia, Rusia, Skocia dhe Spanja.

E pa besueshme por UEFA ka dirigjuar shortin edhe sipas kushteve atmosferike (rrezik nga dimri) , ashtu që vetëm dy nga ato shtete mund të jenë në të njëjtin grup. Ato vende janë – Bjellorusia, Estonia, Ishujt Fare, Finlanda, Islanda, Latvia, Lituania, Norvegjia, Rusia dhe Ukraina.

Për shkak të largësisë UEFA, pjesërisht ka përcaktuar edhe shortin për Kazakistanin, Azerbajxhanin dhe Islandën. Shorti për EURO 2020, do të hedhet më 2 dhjetor në Dablin.

Të gjitha detajet e shortit i keni në këtë link:

https://www.uefa.com/uefaeuro-2020/draws/