‘Ezel’, ja gabimi që na ka shpëtuar të gjithëve

Megjithëse ka përfunduar më shumë se 6 vite më parë, seriali “Ezel” vazhdon të ndiqet dhe debatohet ende në Turqi dhe më gjerë. Kjo ka bërë që një gabim i pabesueshëm të vihet re vetëm tani nga shikues të kujdesshëm.

Gabimi i dalluar së fundmi ka ndodhur në seritë e fundit të serialit, një ndër prodhimet më të suksesshme të kinematografisë turke.

Në skenën kur “Daja Ramiz” po jepte shpirt pasi ishte qëlluar, në pemën pas tij dhe “Ezelit” shihet teksa urinon një burrë. Skena zgjat vetëm pak sekonda dhe duhet një sy i kujdesshëm për ta dalluar.

“E dua atë rehati” – komentuan ndjekësit.

Shumë komentues në rrjetet sociale kërkonin “rehatinë” e burrit që urinon teksa Daja Ramiz jepte shpirt.