Facebook-u ishte në dijeni që nga viti 2014 për ndërhyrjet ruse

Facebook-u ishte në dijeni që nga viti 2014 i aktiviteteve të mundshme dashakeqe ruse në platformën e tij, madje përpara se faktet të bëheshin publike, njoftoi sot kryetari i një komisioni parlamentar britanik.

Gjigandi amerikan i rrjeteve sociale prej disa muajsh është nën shënjestrën e Komisionit për  Dixhitalizimin, kulturën dhe mediat (DCMSC) të Dhomës së Komunëve, dhe të kryetarit të tij, Damian Collins, pjesë e një hetimi për fenomenin e “lajmeve të rreme”.

Ditën e sotme Collins i kërkoi një drejtuesi të rrjetit social të jepte sqarime mbi përmbajtjen e emaileve të brendshme të Facebook-ut, të siguruara brenda kompanisë amerikane ”Six4Three”, origjina e depozitimit të një ankesë në SHBA.

Sipas deputetit, një nga këto email-e konfirmon se një inxhinier i ”Facebook” kishte paralajmëruar kompaninë e tij në tetor 2014 se adresa IP ruse kishin akses mbi ”tre miliardë’’ informacione në ditë.