Fajon i gëzohet lajmit: Vizat u kthyen në agjendën e BE’së

Raportuesja e vizave për Kosovën në Parlamentit Evropian, Tanja Fajon i është gëzuar lajmit për rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave të 2019’ës. Ajo ka shkruar se tanimë heqja e vizave për kosovarët është rikthyer në agjendën e Bashkimit Evropian.

Fajon ka uruar kosovarët për marrjen e rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave, ndërsa thotë se vlerësohet puna që është bërë për marrjen e një lajmi pozitive nga Komisioni Evropian, transmeton Express.

“Punë e shkëlqyer! Urime miqtë e mi. Ne kemi rikthyer liberalizimin e vizave në agjendën e institucioneve të Bashkimit Evropian. Puna juaj e madhe dhe përpjekjet tuaja janë vlerësuar”, ka shkruar Fajon.

Loading...