Falimentimi i linjës ajrore fut në telashe Gjermaninë, shqiptarët i deporton me charter

Falimentimi i linjës “Germania AG” duket se do t’i shkaktojë probleme shtetit më të fuqishëm evropian, pasi linja ajrore përdorej më së shumti prej policisë gjermane për deportimin e azilkërkuesve, e sidomos atyre shqiptarë.

Mediat gjermane shkruajnë se falimentimi i linjës ajrore ka penguar një depërtim të planifikuar drejt Shqipërisë e Prishtinës, ku do të riatdhesoheshin rreth 50 shqiptarë, respektivisht 20 në Prishtinë e 30 në Tiranë.

Me dështimin e planit, policia federale është dashur të improvizojë nën një aft të shkurtër kohor dhe ka “huazuar” një avion charter. Mesohet se huazimi i këtij avioni për deportim sipas “Frontex”, kishte kushtuar rreth 300,000 euro./Express