Familja e Almir Aliut në takim me grupin parlamentar të BDI-së (VIDEO)

Familja e Almir Aliut po realizon një takim me Grupin parlamentar të BDI-së. Mësohet se BDI do inicioje Komision parlamentar për rastin e Almir Aliut. Iniciativa për formimin e Komisionit parlamentar do të dorëzohet qysh sot, ndërsa kërkohet mbështetja e të gjitha partive politike, me qëllim që ky proces të mos marrë kahje politike, partiake apo etnike.

Deputeti i BDI-së Artan Grubi tha se vendimi i Prokurorisë është marrë para se të vijë Jovevski në pozitë, ndërsa pret që kryeprokurori i tanishëm të reflektojë në lidhje me këtë rast dhe të mos rrijë duarlidhur.

Në takim nuk merr pjesë deputeti zonës Rexhail Ismaili,

deputetët Xhevat Ademi, Branko Manajllovski dhe Mirsada Emini Asani.

 

Loading...