Fate Velajt i duhet shkulur veshi, shihni çfarë ka propozuar deputeti i PS-së (VIDEO)

Një ditë më parë deputeti i PS-së në Vlorë, Fate Velaj, organizoi në Kaninë dasmën e improvizuar të Skënderbeut me Donikën. Kjo ngjarje i kushtoi 25 milionë lekë buxhetit të shtetit, por ka patur kritika të shumta ndaj Velajt, sa i përket cilësisë së kësaj dasme të improvizuar, e cila është shumë larg dasmave të ngjashme që organizohen në vende të tjera të botës, si një formë për të jetuar periudhën e lashtë. Si për rastësi, dasma u organizua më datë 24 prill, datë të cilën deputeti i PS-së, e kishte propozuar në Kuvend, që të shpallej si ‘Dita Kombëtare e Shkuljes së Veshit’. Shihni videon më poshtë.

©LAPSI.al