Fatime Fetai në gjah edhe pas mjekëve!

Prokurorja e Prokurorisë Speciale ka theksuar se do të hapin procedurë përkatëse për mjekë që kanë dhënë vërtetime false për pushime mjekësore për personat e akuzuar nga ana e Prokurorisë Speciale, informon portali SDK.

Ata përmes këtyre vërtetimeve kanë shtyer proceset gjyqësore. Një nga rastet e tilla është “Shuplakat” në komunën Qendër, ku Specialja ka zbuluar se tre mjekë kanë dhënë vërtetime të tilla për të akuzuarin Milan Andonovski, transmeton INA.

Prokurorja Fetai ka theksuar se të gjitha vërtetime mbajnë datën e njejtë me seancat gjyqësore për këtë rast që ka të bëjë me ish-kryetarin e komunës Qendër, Andrej Zhernovski, ndaj të cilit atëkohë ish-kryeministri Gruevski kishte urdhëruar aktivistë partiak që ta rrahin me shuplaka, për shkak të bllokimit të planeve urbane. (INA)

Loading...