FC Shkupi pëson disfatë, Iseni me gol debutues (video)

Skuadra e FC Shkupit pësoi disfatën e dytë në miqësoren e tretë të zhvilluar në Antali. Kësaj radhe, të përzgjedhurit e trajnerit Umit Karan, përjetuan disfatë nga skuadra e Çelikut nga BeH me 1-2. Skuadra nga Zenica shënoi dy gola në pjesën e parë, ndërsa golin e ngushëllimit e shënoi Besir Iseni nga pika e bardhë, në sfidën e parë , pasi u kthye nga Vardari te skuadra nga Çairi. FC Shkupi ka një fitore në përgatitjet në Antali, kundër Poltehnika Iasi (2-1), ndërsa humbën sfidën e parë ndaj kampionit të Iranit, Sepahan me 1-3. Sfida e radhës e FC Shkupit, do të jetë ndaj skuadrës hungareze MTK, ndërsa deri në fund të përgatitjeve do të zhvillohet sfida ndaj Saraevës.