FC Shkupi stërvitet dhe teston futbollist të rinj

Skuadra e FC Shkupi zhvilloi stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve në Anatalia të Turqisë. Trajneri Umit Karan , pas akomodimit në hotelin Aska Lara Resort, dërgoi futbollistët në terrenin e gjelbër, ku ndau këshillat e para dhe zhvilloi sesionin e parë të stërvitjeve. Siç informojnë ng klubi nga Çairi, në këto përgatitje do të testohen disa futbollist, të cilët nëse plotësojnë kriteret e stafit teknik, do të forcojnë ekipin. Të dielën FC Shkupi do të zhvillojë stërvitjen e parë, kur do të përballen me Sepahanin nga Irani, që më vonë të takohen me Jashi-n nga Rumanin, MTK e Hungarisë dhe në fund me Sarevën.