Fëmijët e çerdhes “Fidani”, shfaqje për festat e Nëntorit

Stina e bukur e vjeshtës dhe festat e Nëntorit nuk mund te shprehen më bukur se sa përmes vizatimeve, këngëve dhe recitimeve të fëmijëve. Grupi parashkollor i fëmijëve të çerdhes “Fidani” sot sollën të mirat e vjeshtën brenda hapësirave të objektit “Pitër Pan” duke shpalosur para prindërve të tyre vizatimet e pemëve të këtij sezoni dhe duke imituar këto të fundit me veshje e ngjyra. Sigurisht se nuk mund të mungoni vizatimet për: gështenja, kunguj, dardha, rrush, shegë, mandarina, portokaj e shumë të tjera. Edhe pse vjeshta është stina kur natyra bie në gjumë, fëmijët parashkollor sollën emocione të veçanta duke improvizuar këtë stinë bashkë me festat kuq e zi të Nëntorit.