Femra nga Shkupi e rreh një burrë nga Sllupçani

Një 29 vjeçar nga fshati Sllupçan ka njoftuar policinë se dje është sulmuar fizikisht nga një vajzë 21 vjeçare.

Sipas policisë, incidenti ka ndodhur në Klinikën e gjinekologjisë në Shkup, transmeton Gazeta Lajm.

“Dje rreth orës 17 në SPB Shkup, P.A. 29 nga Sllupçani i Likovës ka denoncuar se rreth orës 16 e 45 minuta në kompleksin e klinikave, te Klinika për gjinekologji dhe akusheri është sulmuar fizikisht nga V.T. 21 vjeçare nga Shkupi. Po punohet për ndriçimin e rastit”, ka njoftuar policia shkruan Fokus.