Fenomen i çuditshëm në bregdetin shqiptar, shihni çfarë ndodhi sot në Seman (VIDEO)

Moti i keq me reshje shiu ka përfshirë gati të gjithë vendin ditën e sotme, por në zonën bregdetare të Semanit është vënë re një fenomen i çuditshëm. Në videon që siguron Lapsi.al ajo që kuptohet është se kemi të bëjmë me një tornado. Ky fenomen për Shqipërinë është mjaft i rrallë. Siç shihet nga pamjet, qielli tenton të bashkohet me detin në një mënyrë të pazakontë, duke shkaktuar habi edhe tek ata që po e vëzhgojnë me sy të lirë.

© LAPSI.al