Fero dhe Ghetto Geasy bëhen bashkë për një duet? (FOTO)

Fansat e hip hopit le të bëhen gati për një super bashkëpunim.

Me fotografinë e fundit të publikuar Fero i dha edhe një hov më të madh zërave se reperin nga Gjilani mund ta shohim me Ghetto Geasyn në një bashkëpunim, shkruan lajmi.net.

Padyshim se ky do të ishte një nga hitet e kësaj vere.

Kohë më parë është folur për një kalim të 21 vjeçarit në labelin e ‘Babastars’, dhe tani kjo fotografi e publikuar nga gjilanasi ku shihet me reperin Ghetto Geasy i japin kahje tjetër thashethemeve.