Filmi maqedonas anti- UÇK-së, OVL e UÇK-së thotë kjo nuk do të kalojë pa pasoja (Video)

Një film Maqedonas po e paraqet UÇK-në si ushtri fetare dhe nxitëse të urrejtjes ndëretnike.

Pamjet e mëposhtme ku shihen pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke bërë krime janë të shkëputura nga sekuencat e filmit maqedonas “Mocking of Christ”.

Në këtë film Ushtria Çlirimtare e Kosovës, paraqitet si ushtri që nxit konflikte fetare dhe ushtron terror ndaj civilëve.

Ky film përpos që e deformon historinë e luftës së UÇK-së, po ashtu nxit urrejtje ndëretnike.

E për këtë ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Kryetari i saj, Hysni Gucati thotë se ky film mund të ndikoj, të krijohet një imazh negativ për luftën e pastër të UÇK-së.

“Kemi dëgjuar për atë film që e ka bërë shteti maqedon. Për ne është e papranueshme dhe e dënueshme për atë që s’ka të bëj fare me luftën e UÇK-së, të gjitha janë montime të tyre”, shprehet për RTV Dukagjinin, Hysni Gucati.

Komentet

komentet