Filozofi Blerim Latifi përkrah hoxhën i cili pranoi teorinë e Darvinit, ja çfarë shkuan ai!

Profesori i filozofisë njëherësh këshilltarë i Kadri Veselit Blerim Latifi ka folur për doktrinën e religjionit.

Ai ka folur për teologun e ri Drilon Gashin për të cilin thotë se është një dritë shprese në fund të tunelit.

“Kur ia kam lexu disa tekste Drilon Gashit jam bindë se edhe në Kosovë kemi teologë të tillë. Natyrisht pa e harruar Xhabir Hamitin e ndonjë tjetër. Drilon Gashi është një dritë shprese në fund të tunelit të errët ku e kanë futur besimin fetar paratë dhe prop*aganda sala*fiste” shkruan Latifi në Facebook.

Ja postimi i plotë:

NJË DRITË NË FUND TË TUNELIT

Një teolog i mirë nuk është thjeshtë ai që e njeh mirë doktrinën e religjionit të tij. Një teolog i mirë dhe modern është ai që ka njohuri të qarta për teoritë dhe dijet e shkencave moderne e që është në gjendje të diskutoj raci*onalisht me filozofë fizicientë biologë e sociologë. Kur ia kam lexu disa tekste Drilon Gashit jam bindë se edhe në Kosovë kemi teologë të tillë. Natyrisht pa e harruar Xhabir Hamitin e ndonjë tjetër. Drilon Gashi është një dritë shprese në fund të tunelit të errët ku e kanë futur besimin fetar paratë dhe prop*aganda sala*fiste.

P.s. Një sqarim për mediat

Mediat që duan t’i publikojnë statuset e mia duhet ta kenë parasysh një gjë: kur shkruaj për çështje jashtë politikës unë këtë e bëj nga pozicioni im akademik si mësimdhënës i filozofisë së religjionit dhe i filozofisë politike. Pikëpamjet e mia për këto çështje nuk shprehin pozicione të caktuara politike dhe institucionale.

Në Kosovë shteti dhe religjioni janë dhe duhet të jenë të ndarë nga njëri tjetri.

Përgjithmonë!