Firmat britanike gati për të vendosur mikroçipe tek punonjësit

Kompanitë në Britaninë e Madhe po mendojnë seriozisht për vendosjen e mikorçipeve tek punonjësit e tyre për të rritur sigurinë. Biohax, një kompani suedeze që ofron implantet e çipeve të njeriut, tha për median britanike “Daily Telegraph” se ishte në bisedime me një numër firmash ligjore dhe financiare në Mbretërinë e Bashkuar për të vendosur tek stafi mikroçipin.

“Me sa duket, një pronar biznesi që ka qindra mijëra punonjës ndoshta beson se vendosja e miktroçipot në dorën e punonjësit është më e lehtë se dhënia e një pasaporte sigurie”, tha Jowan Österlund, themeluesi i Biohax. Disa punonjësi janë pyetur lidhur me vendosjen e mikroçipit dhe kanë qenë dakord, por nuk kanë munguar edhe ata që nuk e kanë pëlqyer këtë ide.

Biohax thotë se mikroçipet e saj, kushtojnë 150 Paund secila. Ata vendosen nën lëkurë mes gishtit të madh dhe gishtit tregues dhe mund të përdoren për të hapur dyert, për të ndezur makinën, por edhe shërbime të tjera.

Österlund tha se kompanitë e mëdha, si ato me mbi 200,000 punonjës, mund të ofronin këtë si diçka opsionale për t’i lehtësuar jetën e punonjësve të tyre dhe për të shpëtuar paratë e kompanisë.