Fjalia historike e Bill Clinton në Kosovë, e cila përmendet sot e kësaj dite

 

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, pati mbajtur një fjalim historik, vetëm pak ditë pas çlirimit të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.Ai para kosovarëve të kthyer nga kampet e ndryshme të refugjatëve, pati thënë se “ju duhet ta fitoni paqen”.“Ne e fituam luftën, ju duhet ta fitoni paqen”, pati thënë ndër të tjera Clinton, pak ditë pas çlirimit të Kosovës.

Kjo pati qenë vizita e parë e presidentit amerikan në Kosovë.Vizitën e dytë ai e pati bërë në vitin 2009, teksa sot po qëndron për herën e tretë në shtetin e Kosovës.