Flakron Bexheti: Thirrjet e BDI për drejtësi janë hip.okrizi

Mbrëmë në Click Plus të TV21 u diskutua për situatën aktuale politike. Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët Flakron Bexheti theksoi se drejtësia dhe mos funksionimi i shtetit dhe së drejtës është njolla më e zezë e kësaj qeverie.

Gjatë fushatës Bexheti u shpreh se opozita ka konstatuar që sistemi i drejtësisë nuk ka asnjë dallim prej regj.imit të Gruevskit. Kemi drejtësi selektive dhe kjo i ngjan të thotë opozitës e jo Artan Grubit i cili është në pushtet.

Kemi drejtësi selektive te djemtë që u dë.nuan te rasti i Sadovskit te rasti i Almirit si dhe tek rasti i Fetah Alimit. Gjithashtu Bexheti ka theksuar që po mundohet që Prokurorisë Speciale ti hiqen disa nga kompetenca dhe që shteti do të ketë drejtësi të rrënuar.

Bexheti theks të veçantë i vendoi edhe numrit të pakët të votave që morri BDI-ja që ishin mesazh nga qytetarët se nuk janë të kënaqur me drejtësinë.

Gjithashtu zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët tha që njerëzit dhe shumica e tyre që janë sot në Qeveri janë po të njëjtit që i kanë shërbyer dikur Nikolla Gruevskit.