Flet ministria Manastirliu: Nuk do rritet çmimi për shërbimet dentare

Gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore nr. 8 në Tiranë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu iu përgjigj interesimit të gazetarëve në lidhje me rritjen e tarifave të shërbimit dentar.

Ministrja e shpreh se nuk do të ketë rritje të tarifave dysheme, madje është bërë një padi e siguroi qytetarët se instancat përkatëse do marrin masat sipas ligjit.

“Dua të siguroj qytetarët që nuk do të ketë rritje të tarifave dysheme të shërbimeve dentare sepse nuk është kompetencë e Urdhrit të Stomatologëve të vendosë për këtë. 

Pra është një vendim që nuk do të zbatohet. Siguroj qytetarët se nuk do të ketë rritje të tarifave dysheme, pasi instancat perkatëse do të marrin masat që ju njeh ligji”, tha Manastirliu.