Flet prokurorja që mori në pyetje Flora Brovinën, tregon…

Prokurorja Speciale Drita Millaku ka bërë me dije se sot gjatë ditës do të dalin me sqarime lidhur me marrjen në pyetje të deputetes së PDK-së Flora Brovina.

Millaku e cila ka marrë në pyetje mbrëmë deputeten e PDK-së ka thënë shkurt se do të dalin më vonë me sqarime, lidhur me skandalin e ditës së djeshme nga ana e Flora Brovinës.

“Më vonë do dalim me sqarime dhe gjithçka do të flitet aty. Nuk mund të flas kështu” ka thënë Millaku për Gazeta Blic.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Flora Brovina, ka publikuar dje një foto ku shihet një grua duke u dhu*nuar nga serbët fotografi kjo që ngjalli reagime të mëdha në Kosovë, fillimisht se pse u publikuar për media e më pastaj u zbuluar se e njëjta foto ishte prezentë edhe në sajtet por*nografike të Irakut

Derisa Kuvendi i Kosovës po mbanë seancën plenare për votimin e Rezolutës për gj*enocidin serb, deputetja Flora Brovina ka treguar një dëshmi ku shihet një grua duke u dh*unuar nga serbët aty prapa gruas ku po përd*hunohet shiheshin edhe familjarët e saj.

Brovina ka thënë se kjo grua është ende gjallë dhe është e gatshme të dëshmojë për këtë rast dhe i njeh ata që e kanë dh*unuar.

Pas kësaj foto pati reagime të mëdha, e para ishte deputetja nga radhët e VV’së Saranda Bogujevci ku e ka quajtur të padrejtë publikimi e fotografisë nga Flora Brovinadhe ka kërkuar nga kjo e fundit largimin e menjëhershëm

“Së pari kisha kërkuar nga mediat që të hiqet fotografia e publikuar më herët. Është kërkesë e familjarëve, janë të shqetësim”, ka thënë Bogujevci, shkruan Gazeta Express.