Flora Brovina ftohet nga Prokuroria, thotë se…!

Deputetja e PDK’së, Flora Brovina, këmbëngul se fotografia që ka shfaqur sot në Kuvend nuk ka qenë e falsifikuar dhe ajo thotë se e di kush është vajza në fotografinë e publikuar.

Brovina insiston se nuk u manipulua nga askush për ta nxjerrë fotografinë në të cilën sipas saj është një vajzë kosovare duke u dh*unuar nga forcat serbe.

Refuzon të tregojë se ku e ka marrë foton dhe thotë se do t’i tregojë prokurorisë.

“Kush është burimi dhe ku ka ndodhur ngjarja do t’ia them prokurores që tashmë e kam kontaktu”

“Tani ishte momenti që ta dëshmojmë gj*enocidin. Sepse është atmosfera për cka duhet të flitet sepse më herët kur kam folur kam hasur në vesh të shurdhër” ka thënë tutje ajo.

“Mendoj që opinioni po bjen pre e atyre që duan ta dematojnë këtë dhe unë dua ta them se është e vërtetë”, ka thënë Brovina.

“Nuk jam mashtruar sepse e kam këtë foto moti”, ka shtuar ajo.

Ajo thotë se ka pasur kontakt me personin që ia ka sjell këtë fotografi dhe sot se ka pasur kontakt me familjarët e saj.

Gazeta Express sot ka gjetur në internet fotografitë identike me atë që ka publikuar deputetja Brovina.

Fotografitë nga e njëjta skenë gjenden në disa sajte p*ornografike dhe janë shfrytëzuar më herët nga irakianët për të pro*paganduar se ushtarët amerikanë po kryenin d*hunime të vajzave nga Iraku. /Express/