Flora Brovina përfundon në Polici

Pas më shumë se dy orëve, ka përfunduar intervistimi i deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës Flora Brovina në Policinë e Kosovë.

Ajo është shoqëruar nga shoferi i saj, me veturë zyrtare të Kuvendit të Kosovës ndërsa nuk ka dashur të flas për media.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale Policia e ka ftuar në intervistim deputeten e Partisë Demokratike te Kosovës Flora Brovina.

Intervistimi i saj ka filluar rreth orës 11:00.

Ndryshe ajo është marrë në pyetje nga policia në lidhje me fotografinë e publikuar dje që sipas Brovinës dëshmon dh*unimin e një gruaje nga ushtarët serbë gjatë lu*ftës në Kosovë fotografi kjo e cila është kontestuar më pastaj.