Formacionet e mundshme Milan-Juventus, Higuain dhe Bonucci…

Në orën 20:30 e gjithë Italia do ti këtë sytë nga super sfida e kësaj jave midis Milan dhe Juventus.

Sipas mediave italiane Juventusi mund të lë Leonardo Bonucci në stol kundër klubit të tij të vjetër Milan, ndërsa Gonzalo Higuain mund të luajë nga fillimi.

Higuain do të ketë nevojë për një test në minutën e fundit nga trajneri atletik, por është i vendosur të luajë kundër ish-shokëve të tij, pavarësisht nga një problem që e la atë jashtë ndeshjeve me Udinese dhe Real Betis.

Lucas Biglia, Mateo Musacchio dhe Mattia Caldara janë mungesa afatgjata, ndërsa Hakan Calhanoglu, Franck Kessie dhe Patrick Cutrone po luftojnë gjithashtu për të qenë në këtë sfidë, por të gjithë janë në dyshim.

Cristian Zapata duket që përsëri do të përdoret së bashku me Alessio Romagnoli në qendër të mbrojtjes, me Tiemoue Bakayoko dhe Kessie në mesfushë.

Diego Laxalt është favoriti për krahun e majtë me Suso në të djathtë.

Nëse Cutrone nuk është i përshtatshëm, atëherë Samu Castillejo do të jetë partneri i Higuain në një formacion 4-4-2.

Juventusi ka të disponueshëm Douglas Costas dhe Federico Bernardeschin, por ata nuk priten të fillojnë.

Çuditërisht, Max Allegri ka testuar një formacion sot pa Bonucci, dhe me shumë nuk do të jetë titullar.

Kjo do t’i kursente atij fyerjet e pashmangshme nga turma e San Siro, pasi ai kaloi vetëm një sezon me Rossonerët para se të kthehej në Torino.

Ai do të zëvendësohet nga Medhi Benatia, i cili është i lidhur me një lëvizje në Milano në dritaren e transferimit të janarit.

Teksa në krahë janë Joao Cancelo dhe Alex Sandro.

Sami Khedira, Miralem Pjanic dhe Blaise Matuidi duken të vendosur për mesfushë, me Paulo Dybala që mbështet Mario Mandzukic dhe Cristiano Ronaldo.

Formacionet e mundshme:

Milan: G Donnarumma; Kalabria, Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Suso, Kessie, Bakayoko, Laxalt; Higuain, Castillejo

Juventusi: Szczesny; Cancelo, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Dybala; Mandzukic, Ronaldo