Formacioni zyrtar i Shkëndijës ndaj Vardarit (FOTO)

Qatip Osmani ka zbuluar formacionin anti Vardar, duke bërë disa ndryshime për dallim nga ai formacioni i fundit kundër Salzburgut në Austri në kuadër të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Kësisoj Mevlan Murati i cili luante në krahun e majtë, përballë “kuqezinjëve” nga Shkupi do të luaj në anën e djathtë për ti lëshuar vendin Gledi Micit, që e nis si startues, ndërsa në qendër të mbrojtjes zhvendoset Egzon Bejtullai, i cili do të luaj bashkë me Visar Musliun.

Vendin e Enur Totres në mesfushë do ta zë, Arbin Zejnullai, teksa pas sulmuesit Ibraimi do të luaj Izair Emini, i cili ndeshjen ndaj Salzburgut e nisi nga bankina.

Përveç tij në ndihmë të Besart Ibraimit në reaprtin sulmues do të jenë edhe Zhunior dhe Nafiu.

Loading...