(FOTO) Bekteshi mëngjes pune me kryeministrin çek Andrei Babish

Një delegacion i Republikës Çeke i udhëhequr nga kryeministri Andrej Babish po qëndron për vizitë zyrtare në vend ku janë paraparë takime të shumta me përfaqësuesit më të lartë shtetëror.

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi ishte pjesë e mëngjesit të punës në takimin e delegacionin çek që e kryeson kryeministri Andrej Babish ku u theksuan marrëdhëniet e fuqishme mes të dyja vendeve.

Babish ka shprehur mbështetjen e Republikës Çeke për eurointegrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu ka folur për bashkëpunimet e mundshme mes dy vendeve, ngjarjet aktuale në Ballkan, në Evropë dhe në botë. Bisedimet u fokusuan edhe në mundësitë për investimet çeke në vend.

Ministri Bekteshi me këtë rast tha se Republika Çeke është partner i rëndësishëm tregtarë i vendit tonë, dhe sa i përket realizimit më të lartë të shkëmbimit tregtarë që ka me Maqedoninë e Veriut në katër muajt e parë (janar-prill) 2019 ajo ndodhet në vendin e 20-të .

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika Çeke shënojnë zhvillim pozitiv në marrëdhëniet e ndërsjella ekonomike, të cilat ndër të tjera,mund të vërehen edhe nëpërmjet rritjes së tregtisë në vitet e fundit. Të dyja palët kanë interes të madh për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare në kuadër të mbledhjeve  të mbajtura të Komiteteve të përbashkët në përputhje me Marrëveshjen dypalëshe për bashkëpunim ekonomik dhe industrial ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë  së Veriut dhe Qeverisë së Republikës Çeke.