(FOTO) Ministria e Ekonomisë frymon SHQIP

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi bashkë me ekipin e tij sot vendosën tabelë të re në të cilën ‘MINISTRIA E EKONOMISË’ shkruan në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe gjuhën shqipe, informon antpress.info

Sipas Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe ky vendim veç më është shpallur në Gazetën Zyrtare dhe nuk sheh asnjë pengesë që edhe tabela para dikasterit që ai udhëheq të jetë edhe në gjuhën shqipe.

Burime brenda Ministrisë së Ekonomisë thonë se në këtë institucion shtetëror përfaqësimi i shqiptarëve kalon numrin prej 25 për qind.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi  dje prezantimin e Programit për Konkurrencë ,Inovacion dhe Sipërmarrësi para gazetarëve e nisi në gjuhën shqipe, edhe pse ky vendim i tij nuk mbeti pa u vërejtur nga gazetarët maqedonas duke i parashtruar kështu pyetje Bekteshit se cila gjuhë është zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

ANTPRESS.INFO