Foto eksklusive nga Gjykata e Apelit ku po mbahet seanca për “Grupin e Kumanovës”

Gazeta Lajm sjell disa foto eksklusive nga seanca e Gjykatës së Apelit për rastin Lagjja e Trimave. Fotografi ynë ka shkrepur disa foto në momentin që pjestarët e “Grupit të Kumanovës” kanë kërkuar një minutë heshtje për bashkëluftëtarët e rënë në Lagjen e Trimave dhe kanë lexuar deklaratën e përbashkët.

Ata kërkojnë nga kryeministri Zoran Zaev të publikoj gjithçka që posedon lidhur me rastin e Lagjes së Trimave si dhe bëjnë thirrje për hetim ndërkombëtar të këtij rasti që e cilësojnë si të kurdisur nga qeveria e Gruevskit.