FOTO LAJM – Autobusi i Durmo Toursit pëson defekt në hyrje të Shkupit!

Një fotografi e dërguar në Pa Censurë tregon pamjen ku autobusi i kompanisë Durmo Tours ka pësuar defekt në hyrje të qytetit të Shkupit.

Vëmendja për autobusat me defekte ka një ndikim më të madh tek qytetarët pas aksi.dentit tragjik që u shkaktua pikërisht nga defektet tek një nga autobusat e Durmo Tours në shkurt të këtij viti ku edhe humbën jetën 15 persona.

Që nga tragj.edia deri më tani një numër i madh i fotografive dhe videove të plasuar në Pa Censurë kanë dëshmuar për defektet e shumta të autobusëve dhe shpejtësinë e lartë në vozitje të të njëjtës kompani.