Fotografia e Brovinës, skenë e xhiruar në Hungari – pre e saj kishte rënë më 2004 edhe një politikan amerikan

Gazeta e madhe amerikane “Boston Globe” ishte kritikuar ashpër në vitin 2004 kur vendosi të publikojë fotografi nga një konferencë e një asamblisti lokal Chuck Turner.

Me titullin “Asamblisti merret me çështjen e Irakut”, Globe raportoi se bashkë me aktivistin Sadiki Kambon paraqitën fotografi që gjoja dëshmonin përd*hunimin e grave irakiane nga ana e ushtarëve irakianë raporton KTV.

Fotografitë e prezantuara në vitin 2004 janë pjesë e filmit të njëjtë për të rritur një skenë të të cilit e përdori në Kuvend deputetja e PDK-së, Flora Brovina.

Një ditë më vonë gazeta amerikane kërkoi falje për publikimin e artikullit duke thënë se gaboi kur vendosi të publikojë pamjet e konferencës së Turnerit.

Mediat amerikane në atë kohë arritën të konfirmojnë se fotografitë ishin të rrejshme e ishin pjesë e skenave të një filmi për të rritur, të xhiruar në Hungari.

Për herë të parë propagandën me këto fotografi e kishin nisur disa faqe tuniziane.

Ndërkohë e mbijetuara e dh*unës se*ksuale në lu*ftën e Kosovës Vasfije Krasniqi-Goodman, ka thënë se gratë e dh*unuar nuk do të dorëzohen kurrë pavarësisht pengesave që u dalin përpara.