Fotografia që dëshmon se janë qetësuar gjakrat mes Majkut dhe Majlindës

Këngëtari Majk dhe ish-partnerja e tij Majlinda u përfshin në një konflikt në rrjetet sociale me akuza dhe kundërakuza për njëri-tjetrin e që lidheshin direkt me djalin e tyre të vogël Roan-in.

Por mesa duket që nga fillimi i dhjetorit, gjërat duket se po shkojnë mirë mes dy prindërve të rinj, pasi reperi i njohur shihet gjithnjë e më shpesh pranë të birin. Ndonëse sipas Majlinda Zekës- nëna e fëmijës- Majk nuk ishte kujdesur asnjëherë për djalin ndaj dhe vet këngëtari e akuzoi atë se për shkak se ishin ndarë ajo nuk e lindte të shihte të birin.

Por ish-partnerët duket se e kanë gjetur gjuhën për djalin 1 vjeç e gjysmë dhe vogëlushi shihet të shkoj të shtëpia e babi Majkut gjithnjë e më shpesh. Ky i fundit ka publikuar një video teksa luan me djalin dhe pamja është vërtet kaq e ëmbël nën të cilën shkruan: “Po e mësoj me fluturu, se babi ka qejf me të pa më lart se veten”.