Franca e treta, falë Nikolla Karabatiqit

Përfaqësuesja e Francës arkëtoi medaljen e bronzit në Botërorin në hendbollit në Gjermani dhe Danimarkë. Në sfidën për vendin e tretë Franca mundi Gjermaninë me rezultat 26-25. Pjesa e parë u mbyll në të mirë të Gjermanisë pran rezultatit 13-9, ndërsa në vazhdim Franca diktoi tempo që të shënojë fitore në sekondat e fundit, falë realizimit të Nikolla Karabatiqit. Kentin Mae u dallua tek Franca me 7 gola nga 8 tentimet, ndërsa realizim të njëjtë kishte edhe Uve Gens’Hajmer te GJermania.