Franca mbërrin në Paris, qindra e mijëra njerëz presin kampionët (Foto)

Janë me dhjetëra e mijëra persona që kanë mbushur rrugët e Parisit, në veçanti në Champs Elysées, në pritje për të festuar me kampionët e Botës. Skuadra e Deshamp, ka mbërritur në Francë nga Moska me një orë vonesë në aeroportin “Charles de Gaulle” në 17:00.

Kombëtarja e gjelave do të pritet në pallatin presidencial në Paris nga presidenti Emmanuel Macron, pasi ka përshkruar në bordin e një autobusi “perandorak” festën në rrugën e Parisit me trofeun e Kupës së Botës.

Kampionët e Botës janë pritur në pistën e aeroportit nga autoritetet të larta shtetëroere, si ministrja e Sporteve Laura Fressel, e cila u ngjit madje në bordin e avionit.

16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)