Franca pa yllin kryesor në botërorin në Gjermani e Danimarkë

Një nga kombëtaret favorite për titullin e kampionit të botës në Botërorin e ardhshëm, Franca, ka shpalosur listën e hendbollistëve, të cilët do të përgjzidhen për ekipin final të sfidave në Gjermani dhe Danimarkë. Seleksionuesi Didie Dinar ka zgjedhur 20 hendbollist, ndërsa në mesin e tyre nuk ishte ylli I parë , Nikolla Karabatiq, i cili për shkak të operacionit nuk do të jetë në mundësi që të ndihmojë kolegët e tij. Trajneri Dinar do të shpalos listën përfudnimtare më 9 janar, ndërsa më 5 dhe 7 janar do të zhvillojë sfida miqësore me kombëtaren e Sllovenisë.