Fruthi në mënyrë alarmuese zgjerohet nëpër Evropë

Numri i rasteve të fruthit në Evropë në vitin 2017 është rritur për 400 për qind në krahasim me vitin paraprak, ku ishin të sëmurë më shumë se 20.000 persona, nga të cilët 35 e kanë humbur jetën, tregojnë të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Sipas OBSH-së, të dhënat e tilla janë alarmuese duke e pasur parasysh numrin rekord të ulët prej 5.274 raste në vitin 2016.

Epidemi të mëdha të fruthit vjet janë regjistruar në 15 shtete evropiane,

Vendi më rëndë i goditur vitin e kaluar ishte Rumania, ku janë regjistruar 5.562 raste të fruthit, pas çka vijoi Italia me 5.006 dhe Ukraina me 4.767 të infektuar.

Морбили Грција

Në Greqi në vitin 2017 ka pasur 967 të sëmurë, në Gjermani 927, në Serbi 702, në Taxhikistan 649, në Francë 520, në rusi 408, në Belgjijë 369, në Britani të Madhe 282, në Bullgari 167, në Spanjë 152, në Çeki 146 dhe në Zvicër 105.

Ekspertët konsiderojnë se një pjesë e problemit është se njerëzit refuzojnë vaksinim.

Edhe pse një studim i publikuar në vitin 2040 për lidhje të mundshme midis MMP vaksinës dhe autizmit është …., ajo ka frikësuar disa njerëz dhe e ka tronditur besimin në vaksinë.

 

Loading...