Gabimet drejtshrimore në gjuhën shqipe këtë herë nga Spitali i Shkupit

Gabimet e vazhdueshme drejtshkrimore në tabelat e institucioneve kane nxjerrë në pah bastardimin e gjuhës shqipe nëpër këto institucione.

Si rezultat gjuha shqipe vazhdon të bastardohet gati nga të gjitha institucionet e vendit. I tillë është edhe rasti i sinjalizuar nga një mjek shqiptar që punon në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, saktësisht në Repartin e Kirurgjisë së Fëmijëve.

Rasti ka të bëjë me një tabelë orientimi të vendosur aty ku në gjuhën shqipe shkruan: “Universiteti instituti për Radiologjisë” që nuk ka asnjë kuptim si nga ana sintaksikore por edhe morfologjike, ashtu siç shihet edhe qartë në fotografinë e dërguar pranë redaksisë sonë. Nuk dihet kush i përkthen apo kush i kontrollon momentalisht këto përkthime, korrigjimi i të cilave më pas ka kosto shtesë./alsat/