Galeria kombëtare e Maqedonisë propozon artist shqipëtar për Bienalen e Venedikut

Galeria Kombëtare e Maqedonisë me drejtoreshën e këtij institucioni dr Dita Starova Qerimi hyri në rrethin më të ngushtë për zgjedhjen e një përfaqësuesi kombëtar të ngjarjes artistike prestigjioze botërore  Bienalja e 58 e Venedikut 2019. Për përfaqësuesin e tij, Galeria Kombëtare përzgjodhi autorin Nehat Beqiri me projektin “Erë e Bukës”.

Nga burime jo zyrtare mesohet se në rradhë të parë institucioni më i lartë kulturor Galeria Kombëtare e Maqedonisë ka gjasa që si perfaqësues për në biennale të Venedikut të dergoj  si  perfaqesuesin e pare shqipëtar të këtij institucioni   artistin  Nehat Beqiri si perfaqesues kombetarë  nga Maqedonia

Nehat Beqiri është  autor nga Tetova,  profesor, edukator dhe profesionist me një biografi shumë prestigjioze. Deri më tani, ai ka prezantuar punën e tij në më shumë se 30 ekspozita vetjake në Maqedoni dhe jashtë kufijve të saj, ka marrë pjesë në ekspozita të shumta grupore, panaire artesh dhe bienale të rëndësishme këtu dhe jashtë vendit. Veprat e tij janë në koleksionet e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë, Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup dhe një numër koleksionesh të huaja publike dhe private. Përveç picture artisti Nehat Beqiti meret edhe me grafikë, objekte, instalacion si dhje medium të reja.

Kjo është hera e pare që nga Maqedonia në evenimentin më të rëndësishëm kulturor Bienalen e Venedikut i jepet mundësia një artisti shqipëtar që të përfaqësojë shtetin e Maqedonisë si një vend multikulturorë.

Në ditët në vijim priten rezultatet nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë ku si përfaqësues i saj është  ministri shqipëtar Asaf Ademi, dhe pritet se a do dërgohet një përfaqësues shqipëtarë për here të parë në Bienalen e Venedikut 2019.