Galeria Nacionale e Maqedonisë së veriut realizoi bashkëpunimin kulturor me Republikën e Kosovës

Në Galerine Nacionale te Maqedonisë së veriut u realizua programi i shkëmbimit të ekspozitave në kuadër të bashkëpunimit kulturor mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore

Drejtoresha e  institucionit Nacional Dita Starova Qerimi u shpreh se ne kete ekspozite kane mare pjesë  emra të skenës botërore nga Kosova por të shkolluar në akademi të arteve në bote, dhe bashkëpunime te tilla do te vazhdojne ende ne Galerine Nacionale.

Ekspozita është kuruar nga Avi Lubin, kurator ky shumë i njohur nga Izraeli dhe njëkohësisht, kuratori i sivjetëm i Pavijonit Izraelit të Bienales së Venedikut. Pjesëmarrës në ekspozitë janë katër artistë nga Kosova dhe një nga Austria (Luan Bajraktari, Gazmend Ejupi, Driton Selmani, Albert Allgaier dhe Fatmir Mustafa – Karllo), organizuar në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Republikës së Kosovës. Ekspozita do të jetë e vendosur deri më 2 korrik.

Koncepti i ekspozitës “Mjegulla” është i lidhur me disa pyetje që janë aktuale edhe për vendin tonë të ri, siç janë: Çka do të thotë të jesh shtet pjesërisht i njohur? Çka do të thotë të jesh territor i kontestueshëm? Kjo ekspozitë, në një kohë të stresit gjeopolitik, frustrimit me momentin politik dhe jostabilitetin, kur nuk e di çka të presësh dhe si të sillësh, të mendosh për potencialin që e ka ky realitet i mjegullt dhe të reflektosh për faktin se mungesa e qartësisë mund të krijojë shtigje të reja të të pamurit.

Ekspozita “Mjegulla“ fton artistët pjesëmarrës të mendojnë për Galerinë Kombëtare si një jo-vend, ose si një ish territor, dhe t’i përgjigjen këtij qëndrimi. Sido që të jetë, ky është një vend i cili është i njohur mjaftueshëm sa të konsiderohet si vend, por megjithatë si një vend ku rreguëëat e zakonshme nuk vlejnë (madje as graviteti!), një territor halucinogjen i cili ekziston përtej radarit dhe i cili mund të hapë këndvështrime të reja, mënyra të reja të veprimit në realitetin tonë ambivalent.

Avi Lubin është kurator i pavarur dhe shef i studimeve teorike në Programin e Studimeve Pasdiplomike të Arteve të Bukura, në Kolegjin e Arteve Hamidrasha. Ai është bashkë-redaktor themelues i Tohu, një publikim i pavarur i artit online në tre gjuhë (publikohet në gjuhën hebraike, arabe dhe angleze).

Punët e tij të kurimit përfshijnë ekspozita personale dhe grupore, në mesin e tyre Shkolla e Artit në Muzeun në Tel Aviv (Pavijoni Helena Rubinstein); Kohët e Errëta në Galerinë e Artit të Universitetit Schreiber; Universiteti Tel Aviv; Pasagjeri i Fshehur në Apexart, Nju Jork; Lëvizjet Rrethore në Kunstverein Kunsthaus, Potsdam; Gjurmë dhe Entropi në Studiot Artistë ‘, Jerusalem, Paradoksi i Gjyshit në Galerinë Chelouche, Tel Aviv; Projektet e Artit ON-OFF, Hamburg; Themelet në Sommer Contemporary, Tel Aviv; dhe Fundi i Historisë në Künstlerhaus Speckstraße dhe Kutscherhäuser, Hamburg.