Gati projekti për autostradën Shkup- Bllacë

dërtimi i autostradës nga Shkupi deri në Bllacë është prioritet i lartë i Qeverisë, pasi kemi këmbim tregtar të rëndësishëm me Kosovën dhe do të përpiqemi kjo sa më shpejtë të realizohet, ka paralajmëruar zv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, transmeton Medial.mk. “Projekti për rrugën nga Shkupi në Bllacë në gjatësi prej 13 kilometra, vlera e së cilës është 63 milionë euro ka përfunduar dhe është në revizion. Kemi folur edhe me Bankën evropiane për rikonstruim dhe zhvillim që ta financojë ndërtimin e autostradës”, ka thënë Angjushev gjatë vizitzës së sotme në Odën ekonomike të Maqedonisë. /Medial.mk/